Lajmet e fundit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, të cilit i uroi punë të mbarë në Kosovë.
Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, shprehu interesimin e tij rreth implementimit të projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe Ligjin për Investime Strategjike.
Bajrami e informoi zyrtarin e FMN-së se Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë projektin rreth zhvillimit të Brezovicës dhe do të realizojë obligimet e veta që dalin nga kontrata e nënshkruar, transmeton Klan Kosova.