Lajmet e fundit

Ish-ndihmësi në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn, ka mohuar ofertën prej 15 milionë dollarësh që ta ndihmojë ekstradimin e Fethullah Gulenit në Turqi, thotë avokati i tij.
Robert Kelner i ka quajtur “shokuese” pohimet që ish-këshilltari i sigurimit kombëtar dhe i biri i tij janë takuar me përfaqësues turq për ta diskutuar këtë plan.
Një plan i supozuar për ta larguar klerikun turk, Fethullah Gulen, ishte zbuluar së pari nga ish-drejtori i CIA-s, James Woolsey.
Turqia e akuzon Gulen-in se qëndron prapa grushtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar për ekstradimin e Gulen-it nga SHBA-të, pasi që Gulen jeton në Pensilvani.