Lajmet e fundit

Pasi u vërtetua se në Gjilan e Prishtinë bastoret tashmë ilegale po lulëzojnë cepave të qytetit, është koha që të provojmë edhe qytetin e Ferizajt se a ka vend për maniakët e lojërave të fatit aty.
Kiks Kosova qëllimin e kishte t’i gjente fillimisht ato vende, transmeton klankosova.tv.
Se pari, ekipi duhej të bisedonte me dikë.
Informatat se cila kafene e kryen këtë punë ilegale iu gjetën pa ndonjë telashe.
Kiks-i u nis për të parë se ku gjendet kjo kafene.
Direktivat dolën të jenë të sakta.
Pa pyetur dy herë se kush janë, llogarinë për baste ekipi i gazetarëve veçse e pati gati.
Duket se shërbimi i kafesë në këtë lokal është puna më e pakët që në këtë bëhet.
Paratë qarkullonin sa hap e mbyll sytë para Kiks Kosovës, madje dyshimet ishin se ato para janë të atyre që fusin lekët e tyre në bastore.
Vendi u gjet.
Llogaria u hap, e Kiks-i edhe këtë mision e përmbylli duke shpërfaqur para publikut shkelësit e ligjit që, pesë vjet pas mbylljes së tyre me ligj, po zhvillojnë veprimtari ilegale në Kosovë duke u bërë strofull e skemave piramidale. /Klankosova.tv