Lajmet e fundit

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis është shprehur se pret që fluturimi i parë i evakuimit për të sjellë qytetarët e tyre në shtëpi nga Izraeli, do të mbërrijë në të dielën.
Ai gjithashtu ka falënderuar qeverinë izraelite për bashkëpunimin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Jam i kënaqur që mund të raportoj se kemi konfirmuar fluturimin tonë të parë për t'u larguar nga Izraeli dhe për të sjellë në shtëpi Floridianët që janë bllokuar atje. Falenderojmë qeverinë izraelite që ka punuar me ne", është shprehur ai.