08.08.2016 · përditësuar para 3646 dite1 min lexim
Agjencia gjigante ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delta, ka ndaluar të gjitha fluturimet pasi ka një problem me sistemin e fluturimeve, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
“Pasagjerët potencialë duhet të presin dhe të shikojnë edhe njëherë orarin e tyre të fluturimeve para se të shkojnë në aeroport, ndërsa kompania po merret me këtë problem”, ka lajmëruar Delta në Twitter, njofton Klan Kosova.
Është thënë po ashtu se problemi do të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur.
Delta është kompania e tretë më e madhe sa i përket numrit të pasagjerëve që bartë brenda viti, sipas IATA-së.
Çfarë e ka shkaktuar problemin dhe sa gjatë do të jetë i bllokuar sistemi nuk është sqaruar ende.
Një pasagjer i ka thënë BBC-së se është duke pritur bashkë me qindra të tjerë në aeroportin e San Franciskos.
“Gjërat nuk janë duke lëvizur dhe kompania nuk ka qenë në gjendje të na sistemojë nëpër agjenci të tjera”, ka shtuar ai.
Delta është kompani fluturimesh që u shërben rreth 180 milionë njerëzve në vit dhe ka më shumë se 80.000 punëtorë. Qendra e saj kryesore është në Atlanta.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.