Lajmet e fundit

Pas përfundimi të muajit të Ramazanit, shqiptarët e Kosovës janë dyndur drejt bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet.
Në pikën e kalimit kufitar të Morinës po punohet me 6 sportele për të përballuar fluksin, i cili pritet të jetë i lartë edhe gjatë muajit tjetër. Pas festës së Fiter Bajramit e deri më tani, të paktën 200 mijë shqiptarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.
Bregdeti i Jonit dhe Adriatikut është i preferuari i tyre për të kaluar pushimet, edhe pse ditët e fundit është raportuar gjerësisht nga mediat kosovare për çmimet e larta që paguhen në restorantet apo njësitë akomoduese në Shqipëri.
Durrësi mbetet destinacion kryesor për shqiptarët e Kosovës edhe për shkak të afërsisë gjeografike me Morinën, por për shkak të ndotjes dhe cmimeve të larta pushuesit duket se po e braktisin në këtë sezon turistik./Lapsi.al/