Lajmet e fundit

Vajza e motit në ABC News dhe drejtuesja e emisionit “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Floriana Garo, është ndarë nga i fejuari i saj Tedi Ngjela.
Revista Who në internet shkruan se lidhja e tyre 5 -vjeçare ka marrë fund.
Sipas saj, burime të afërta të çiftit kanë konfirmuar se Tedi dhe Floriana kanë vendosur të ndahen pas një krize të kaluar në muajt e fundit.
Shkaqet që e çuan çiftin e njohur në krizë, nuk dihen.
Floriana më parë ka rrëfyer që e braktisi Amerikën për hir të dashurisë që kishte ndaj Tedit dhe për këtë arsye vendosi të jetonte pranë tij, në një shtëpi në Tiranë.