Florian Wirtz, është shpallur futbollist i vitit në ligën elitare gjermane.
Wirtz, ka pasur një sezon fantastike me Bayer Leverkusenin, si në aspektin ekipor dhe atë individual.
Ai ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në Bundesliga, si dhe është në finale të Kupës së Ligës dhe të Ligës së Evropës.
21-vjeçari, në 32 paraqitjet e ligës, gjermani realizoi 11 gola dhe dhuroi 12 asistime.
Këto paraqitje të mira të tij kanë bërë që ai të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga për sezonin 2023/24.
Gjatë vitit, ai ishte shpallur lojtari i muajit tre herë (tetor, dhjetor dhe shkurt).
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.