Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka pohuar se kompleksi "Prishtina e Re", i cili gjendet në rrugën "Holger Petersen", ka mungesë të certifikatës së përdorimit dhe nuk i është zhvilluar inspektimi final.
Në një intervistë ekskluzive për KIKS Kosovën, Dushi tha se ky objekt nuk do të ketë pranim teknik pa përmbushur të gjitha kërkesat dhe obligimet që dalin nga leja ndërtimore, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht se nuk ka ende një pranim teknik, rreth 40 familje tashmë janë vendosur për të jetuar në këtë kompleks.
Për shkak se furnizimi me ujë e energji elektrike u instalua në mënyrë ilegale, kohë pas kohe, mbesin pa të, për shkak të ndërprerjes nga KEDS-i dhe ujësjellësi.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Kiks Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.