Lajmet e fundit

Ditë më parë, këngëtari më i përfolur për momentin Flori Mumajesi, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka probleme me shëndetin, përkatësisht bëhej fjalë për një lëndim në kraharor, njofton Klan Kosova.
E pas kësaj, Flori tha se rrezikon t’i anulojë të gjitha koncertet e rezervuara për këtë verë pasi këtë urdhër e kishte nga mjeku i cili po e përcillte gjendjen e tij.
Por, vetëm pak minuta me parë, këngëtari nga Shqipëria njoftoi edhe njëherë duke shfrytëzuar të gjitha rrjetet sociale, se nga nesër bashkë me djemtë e Threedots ku bëjnë pjesë Klajdi Haruni, Bruno, e DJ Vicky do të rikthehen aty ku e kanë lënë në gjysmë. Me këtë postim, Mumajesi bëri të ditur se gjendja e tij tashmë është e mirë dhe se po rikthehet më i fuqishëm se kurrë më parë.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Flori, Klajdi, Bruno e DJ Vicky, sollën “KARMA”, bashkëpunim ky që tashmë ka arritur milionëshin e parë në youtube e po dëgjohet kudo.