Lajmet e fundit

Flori Mumajesi përmes postimit të një statusi në Instagram ka bërë të ditur se ai dhe kolegu i tij Klajdi Haruni janë pjesëmarrës në festivalin e këngës “Kënga Magjike” të këtij viti, transmeton Klan Kosova.
Dyshja janë fotografuar në skenën e emisionit të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, ku fillimisht konkurrentët prezantojnë këngët e tyre.
“Kënga Magjike 2015. Jo duet... Por në garë me njëri – tjetrin”, ka shkruar Flori rreth fotografisë së postuar.