Lajmet e fundit

Për çdo këngëtar muzika është tejet e rëndësishme dhe krejt jeta e tyre sillet rreth muzikës.
Kështu është edhe për këngëtarin e njohur Flori Mumajesi por ai u shpreh pakëz më ndryshe, duke thënë se e do muzikën pasi që kur çdo kush dhe çdo gjë largohet, muzika është aty, njofton Klan Kosova.
Edhe pse ai pjesën më të madhe të dëgjimit në njërin vesh e ka humbur nga muzika, duket se kjo dashuri nuk njeh kufij.
Gjithashtu suksesi i tij është i padiskutueshëm, sidomos gjatë kësaj kohe ku publikoj tri këngë brenda një muaji.