Lajmet e fundit

Viti 2015 ishte viti në të cilin Flori Mumajesi e Klajdi Haruani shënuan suksese të mëdha.
Dy këngëtarët nga Shqipëria që nga fillimi i festave të fundvitit ishin prezent në shumë koncerte që janë rezervuar për ato data.
Duke nisur më datën 31 dhjetor e deri mbrëmë me datë 4 tashmë të vitit të ri, ku dyshja ishin prezent në Prishtinë.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, atmosferën të cilën e kanë krijuar Flori e Klajdi ishte e mrekullueshme.
Publiku shqiptar ishin ata që kanë bërë këngëtarët të qëndrojnë me orë të tëra në skenë, njofton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që ata kanë mbajtur koncert në kryeqytet pasi që gjatë sezonit veror Mumajesi i Haruni ishin mjaft të angazhuar në këtë vend.
Kujtojmë që Flori përmbylli vitin me hitin “Me fjalë të vogla” e në anën tjetër Klajdi me “O bo bo”, të dy këngët që ishin edhe pjesëmarrëse në Këngën Magjike.
https://www.instagram.com/p/BAJKDofoyr-/?taken-by=duplexclub