Lajmet e fundit

Deri më tani, asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar se kanë diçka më shumë se profesionale me njëri-tjetrin. Dy bashkëpuntorët e hiteve të muzikës shqiptare janë përfolur shpesh në media për një raport intim mes tyre, por edhe kësaj here siç raporton lapsi.al, kantautori ka mohuar gjithçka, duke thënë se me Elvana Gjatën, e lidh vetëm miqësia dhe puna, transmeton Klan Kosova.
‘’Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë.
"Nga spekulime të tilla, ne kemi filluar edhe t’i kursejmë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnim gjithmonë".
"Tani e kursejmë për faktin se dikush mund të fotografojë, të shohë…"
"Sa i përket dashurisë, mund të them se akoma jam i padashuruar’’, mësohet të jetë shprehur së fundi Flori në një intervistë.
Elvana Gjata e cila falë Florit gëzon sot e kësaj dite pozita nga më të mirat në showbiz, duket se ndan të njëjtin mendim.
Edhe këngëtarja nga ana e saj, ka mohuar zërat për një lidhje dashurie, që për hir të së vërtetës, përflitet edhe në rrethet e tyre shoqërore.