Ajo ka performuar në Los Angeles.
Jessie J ishte me plot energji kur u shfaq para publikut në një performancë për “ABC Good Morning America” të premten.
Ylli britanik dukej shumë ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim. Nuk e kishte më pamjen e flokëve të zeza e të prera shkurt. Ajo kishte vendosur një paruke e cila ishte ngjyrë rozë, transmeton Klan Kosova.
E veshur me një palë leggins me shkëlqim dhe me një bluzë të zezë, me mbishkrimin e saj në të ajo i thoshte Gjithë Amerikës “Mirëmëngjesi”.
Këngëtarja britanike me famë botërore, para publikut amerikan, ka kënduar disa nga hitet e saja më të njohura.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.