Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme , Petrit Selimi, dhe sekretari i përgjithshëm në MPJ, zhvilluan sot takime pune me ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.
Selimi dhe ambasadori Maksymiuk diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtje të investimeve, ndërsa pritet që një numër i investitorëve kanadezë të vizitojnë Kosovën.
Ata biseduan edhe për bashkëpunimin në kontekst të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të pjesëmarrjes së saj në programe të Aleancës Veriatlantike (NATO).
Në takim u diskutua edhe për përkrahjen e Kanadasë dhënë Kosovës për projektin e dialogut ndërfetar, njëherësh nismës më të rëndësishme në Ballkan në këtë fushë, tram