Lajmet e fundit

Është një kohë kur njerëzit derisa plaken fillojnë të frikohen nga gjithçka dhe për çdo gjë.
Mund të ketë raste kur ata zgjohen natën, ndjehen keq dhe ndjejnë se më e keqja mund të ndodhë. Kjo ndodh për shkak se shëndeti mendor ka filluar të bie. Sipas disa të dhënave në Britani të Madhe personat mbi 55 vjet përjetojnë probleme me shëndetin mendor, shpesh depresion dhe ankth, përcjellë Klan Kosova.
Por për të evituar problemet e tilla, qoftë edhe sëmundjet si dementia , duhet të qëndroni nën shoqërinë e të tjerëve.
Nuk sugjerohet të mbylleni brenda në shtëpi pa qenë në shoqërinë e dikujt.
Është mirë që edhe në pleqëri të krijoni lidhje të reja – të bëni miq të rinj dhe të kaloni pjesën me të madhe të kohës me ta dhe të ndani ato që po përjetoni.