Lajmet e fundit
Një studim në Universitetin e Floridës i bërë së fundmi ka konstatuar se prindërit duhet të flasin me foshnjat e tyre prej fazës së hershme.

Kjo sipas psikologut Hoff është e rëndësishme për zhvillim e trurit të tyre.
Ai këshillon që këtë duhet bërë me fjalët më të zgjedhura dhe më të mira, pasi ato do të mund të mbesin përgjithmonë në kokën e fëmijës.
Ai ka sugjeruar se një gjë e tillë do të zhvillojë imagjinatën e fëmijës në fazat e hershme të jetës së tij, transmeton Klan Kosova.
Mungesa e këtij bisedimi sipas tij do të paraqiste problem që fëmija të kishte suksese të larta në mësime gjatë shkollës.