Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se nuk i intereson për fjalët e homologut të tij te Real Madridi, Alvaro Arbeloa.
Ky i fundit kishte përmendur se që nga viti 2000 e tutje, Barcelona ka pranuar më pak kartonë të kuq se Reali në Spanjë, por në Evropë situata është më e balancuar.
“Nuk e harxhoj energjinë time aty. Është mendimi i tij, unë përqendrohem te skuadra ime”, ka thënë Flicku.
“Duhet të përqendrohemi te vetja jonë, e jo në atë që bën Real Madridi”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.