Të hënën, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dha plot lëvdata për paraqitjet e Hansi Flick dhe Barcelonës, por trajneri gjerman refuzoi të jepte ndonjë mesazh për trajnerin italian.
Ai u pyet se çfarë mendonte për fjalët e Ancelottit dhe stilin e lojës së Real Madridit.
"Nuk mendoj se duhet ta krahasojmë veten me Real Madridin. Ju do të dëshironit që unë të them diçka, por unë nuk do ta bëj. Real Madridi është fantastik, dhe po ashtu Atletico Madrid dhe trajneri i tyre”, tha Flick, transmeton Klankosova.tv
"Barcelona luan shumë bukur, Real Madrid luan një lloj tjetër futbolli me shumë cilësi. Më pëlqen mënyra se si luan Real Madridi dhe si luan Barcelona. Mund të krahasoni të njëjtën fazë, por është e vështirë të krahasoni stilin e lojës së dy skuadrave sepse varet shumë nga lojtarët”, tha dje Ancelotti.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.