Lajmet e fundit

Ish-zëvendës kancelari austriak, Erhard Busek, ka thënë se fletëarresti i Serbisë për Hashim Thaçin, është lojë politike pa të ardhme.
Në një intervistë për KosovaPress, ai ka deklaruar se duke pasur parasysh nevojën për të vendosur marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë, lojërat diplomatike me sjellje të ngjashme politikisht nuk janë shumë të dobishme.
Ndërsa, gatishmërinë e kryediplomatit kosovar për të marrë pjesë në konferencën e Beogradit, Busek e ka vlerësuar pozitive.
Sipas tij, ky qëndrim i Serbisë dërgon sinjale negative në negociatat që po zhvillohen në Bruksel.