Lajmet e fundit

Familja, miqtë dhe fansat u mblodhën për të kujtuar jetën e së ndjerës Christina Grimmie gjatë një vigjilje të mbajtur në qytetin e saj të hënën në mbrëmje, në Evesham, New Jersey, transmeton Klan Kosova.
Vëllai i këngëtares, 22 vjeçari Mark, si dhe disa miq të ngushtë, folën për jetën e saj, e cila është marrë tragjikisht të premten.
“Ajo e donte këtë qytet, ajo e donte këtë shtet, ajo e donte këndimin, e donte Zotin dhe më donte mua”, u tha Mark turmës.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë për mbështetjen e tyre, duke thënë: “Adam Levine ka paguar për funeralin e Christinës. Selena i kushtoi këngë gjatë koncertit të saj. Ne jemi të bekuar për këta njerëz. Ajo është në një vend më të mirë...Faleminderit edhe njëherë prej të gjithëve”.
Mark gjithashtu foli për të shtënat që ndodhën në Orlando, duke shtuar: “Rreth katër milje larg nga ku ne ishim duke qëndruar, ishte një tragjedi e madhe në Orlando, për komunitetin LGBT dhe për të gjithë botë. Nuk kam fjalë”.