Lajmet e fundit

Raportuesi i “The Guardian” në Stamboll, Constanze Letsch, ka folur me njerëzit rreth aeroportit këtë mëngjes, transmeton Klan Kosova.
Engin Surer, një shofer taksie tha se ai e ishte larguar nga terminali ndërkombëtar rreth 30 minuta para se të ndodhte shpërthimi dhe tha se ai ishte ende i tronditur nga sulmi.
“Unë nuk kam frikë për të punuar, por sigurisht se jam i shqetësuar. Unë kurrë nuk do të kisha menduar se një sulm i tillë do të jetë i mundur në aeroport”.
Ai tha se nuk kishte qenë në gjendje të arrijë tek kolegët e tij në detyrë në kohën e shpërthimeve, një nga të cilat kanë ndodhur në afërsi të një taksie të dalë jashtë terminalit ndërkombëtar. Të paktën një taksist ishte duke punuar në aeroport në atë kohë, Mustafa Biyikli, është konfirmuar i vdekur sot në mëngjes.
Shoferi i taksit, Eftal Erdin 55 vjeçar, tha se ai ishte i zemëruar pasi kanë qarkulluar lajme në media sociale duke thënë se shoferët e taksive kanë kërkuara tarifa më të larta nga njerëzit e bllokuar në aeroport pas sulmit.
Ai tha: “Shumë nga miqtë tanë çuan njerëzit e plagosur në spitalet përreth pa para. Ne duam që bota të dijë se Turqia nuk është një vend i keq”.