Lajmet e fundit

Morgan Freeman ka folur për herë të dytë pasi u akuzua për ngacmime seksuale nga shumë gra, transmeton Klan Kosova.
Aktrori 80-vjeçar lëshoi një deklaratë të dytë pasi kërkoi falje për këdo që ndihej i parehatshëm ose keq gjatë kësaj jave.
“Unë jam i shkatërruar nga raportimet e mediave të së enjtes”, tha Morgan në një deklaratë të re.
“Të gjitha viktimat e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale meritojnë të dëgjohen. Por nuk është e drejtë të barazohen incidentet e tmerrshme të sulmeve seksuale me komplimente apo humor. E pranoj që jam dikush që e ndien veten që të përpiqet ta bëjë dikë të ndjehet i kënaqur dhe të qetë përreth meje. Si pjesë e kësaj, shpesh do të përpiqesha të bëja shaka me gratë dhe t’i komplimentoja”.
“Është e qartë se unë nuk realizova gjithmonë në mënyrën se si e kisha menduar. Kjo është arsyeja pse unë kërkova falje të enjten dhe do të vazhdoj të kërkoj”, shtoi ai.
“Por unë gjithashtu dua të jem i qartë: nuk krijova ambiente të punës të pasigurta. Nuk sulmova gratë, nuk ofrova punësim apo avancim në këmbim të seksit. Lajmet janë të rreme”, përfundoi Morgan.