Fotografi Arian Mavriqi ka komentuar për Klanin pamjet e avionit gjigant Antonov an-124 të cilat i ka shkrepur dy ditë më parë.
Ai ka rrëfyer se si erdhi puna deri te sigurimi i atyre imazheve, dhe bëri një krahasim me avionët normalë.
“Aty është hapur Ligatina e Hencit, ngjit me aeroportin, edhe ne fotografët e jetës së egër e kemi atë zonë që e vizitojmë shpesh për shkak të ekskluzivitetit.
“E marrim informacionin ne flight radar se avioni në fjalë është shpesh shumë shpejt edhe e kemi pritur atë moment që ta fotografojmë edhe të japim informacione për aq sa dimë ne”.
“Duke e ditë se ne fotografojmë shpesh avionë, e shfrytëzojmë rastin, se kaniher kur nuk ka zogj, atëherë, fotografojmë avionë. Dhe pjesë e arkivit tonë janë edhe avionët".
“Vërtet është gjigant, është një avion që nuk ngopesh me e pa cdo ditë, fillimisht nga numri i rrotave, madhësia që e ka, edhe thjesht e vëren sepse duke e pa që jemi mësu me avion të tjerë, ky është vërtet një gjigant”.
https://klankosova.tv/antonovi-gjigant-zbarkoi-ne-prishtine-nga-ministria-e-mbrojtjes-se-gjermanise-flasin-per-klankosova-tv-1111/
https://youtu.be/VqA-Ee3Bwqc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.