Lajmet e fundit

Të hënën në mbrëmje u plaçkit një shtëpi në lagjen Drenasi 3 në Drenas, njofton Klan Kosova.
Hamdi Leku, shtëpia e të cilit ishte plaçkitur, tregoi për Klan Kosovën detajet në lidhje me rastin e plaçkitjes.
Ai tha se ata kishin qenë në një aheng dhe po e festonin dasmën e djalit të tyre kur dy persona kishin tentuar të hynin në shtëpinë e tyre.
Ai shtoi se fqinja e tij police i kishte parë ata dhe përmes një radio lidhjeje i kishte thirrë kolegët e saj.
Leku tha se atyre iu janë dëmtuar dy dritare dhe një derë, si dhe hajdutët nuk kishin arritur të bëjnë asgjë më shumë.
Në fund, ai u shpreh i kënaqur se si policia e Kosovës e ka trajtuar rastin dhe thotë se nuk kanë dyshime se kush mund ta ketë bërë këtë.