Lajmet e fundit

Ish burri i artistes Cheryl Bernard Fernandez Versini, Jean, e ka pranuar se përfundimi i martesës së tyre ishte një gjë shumë e vështirë.
Këngëtarja e Only Human, është ndarë nga burri i saj i dytë në dhjetor të vitit të kaluar pas vetëm 18 muajve kur u martuan me një dasmë sekrete, transmeton Klan Kosova.
Tani ajo është në lidhje me anëtarin e One Direction, Liam Payne.
Jean, ka thënë se ndonëse Cheryl është në lidhje tashmë ai ende nuk e ka rimarrë veten.
“Ndarjet janë gjithmonë të rënda”.
“Ka qenë një vit i rëndë dhe po tentoj që të rimëkëmbem. Unë asnjëherë nuk mendoj keq për të. Ajo është një vajzë e mrekullueshme. Unë vazhdoj të qëndroj i martuar me të, por ajo tashmë është me dikë tjetër”.