Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni i partisë së tij me AKR-në dhe Alternativën është po aq i fortë sa kishte qenë kur ishte formuar, transmeton Klan Kosova.
“Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij. Qëndrimet e shprehura për tu krijuar qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike”, shkuan Mustafa në Facebook.
“LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët. Besoj shumë një njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje. Sikurse që besoj se Alternativa do të jetë vlerë shtuese e demokracisë sonë".
“Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkët për vendin, krijojmë sinergji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe sot nga takimi miqësor me z. Behgjet Pacolli”, përfundoi ai.
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/1432246496841583?sw_fnr_id=35422092&fnr_t=0