Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se në rast se në protestat e ardhshme do të ketë dhunë, atëherë ligji shumë qartë e përshkruan se si duhet të reagojnë organet e rendit kur dëmtohet rendi dhe prona.
Ai në emisionin Info Box të televizonit Dukagjini theksoi se asnjë individ nuk mund ta sfidojë dhe kërcënojë shtetin, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, thirrja për dhunë është e patolerueshme dhe se qytetarët nuk do ta pranojnë këtë thirrje.