Lajmet e fundit

Babai i Angelina Jolie, Jon Voight ka shprehur pikëllimin e tij në lidhje me kërkesën për divorc që ka bërë vajza e tij pas dy viteve martesë me Brad Pitt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
"Është mjaft e trishtueshme. Diçka tejet serioze do të duhej të ketë ndodhur që Angelina të ndërmarrë këtë hap." ka deklaruar Jon.
Ndërsa në lidhje me divorcin ai ka thënë që nuk e di se çfarë ka ndodhur mirëpo shpreson që Angelina dhe fëmijët të jenë në rregull dhe mezi pret që ti takoj.
Angelina dhe babai i saj janë pajtuar në vitin 2010 pas një mosmarrëveshje e cila i la për afër një dekadë pa komunikuar.