Lajmet e fundit

Më në fund kemi pranuar një vështrim më personal të Amal Clooney!
Avokatja 37 vjeçare e të drejtave të njeriut është ulur me prezantuesen e NBC, Cynthia McFadden, për intervistën televizive të saj të parë amerikane – dhe meqë aty nuk ishte për të folur rreth bashkëshortit të saj të famshëm George Clooney, Amal e pranoi se fama e saj e menjëhershme e ka ndihmuar atë që t’i hedhë dritë kauzave për të cilat përkujdeset ajo.
“Mendoj se është e mrekullueshme që fytyrat publike zgjedhin që ta shfrytëzojnë kohën, energjinë, ose qendrën e vëmendjes së tyre, për të rritur ndërgjegjësimin rreth këtyre kauzave”, ka sqaruar ajo.
“Unë në të vërtetë nuk e shoh veten në të njëjtën mënyrë, sepse ende jam duke e bërë punën e njëjtë që e bëja edhe më parë. Nëse tani ka më shumë vëmendje për çfarëdo lloj arsye, atëherë unë mendoj se është gjë e mirë”.
Avokatja po punon fort në rastin e saj aktual, në betejën për ta liruar klientin e saj Mohamed Nasheed, i cili ishte president i ishujve Maldive para se të largohej me forcë dhe të burgosej për 13 vjet me akuzën e terrorizmit.
Amal tashmë është takuar me disa anëtarë të Kongresit, duke përfshirë edhe senatorët John McCain dhe Patrick Leahy, të cilët janë pajtuar që t’i ndihmojnë në luftimin e rastit dhe kanë konsideruar për të marrë hapa më seriozë, transmeton Klan Kosova.