Lajmet e fundit

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka mbërritur këtë të martë në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare, lidhur me raportin për Shqipërinë në PE.
Takimet e para Fleckenstein i ka pasur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu dhe atë të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.
Më vonë gjatë ditës eurodeputeti do të takohet edhe me kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.