Lajmet e fundit

Një grua 60 vjeçare ka mbetur e vdekur e pesë persona të tjerë janë të plagosur pas një sulmi me thikë në qendër të Londrës.
Lidhur me këtë rast policia e ka arrestuar një 19 vjeçar, por motivi i sulmit ende nuk dihet ndonëse nuk përjashtohet mundësia për sulm terrorist.
Dëshmitarët kanë treguar lidhur me momentin e sulmit, transmeton Klan Kosova.
“Isha me biçikletë e po shkoja në shtëpi nga puna por disa njerëz më ndaluan në rrugë dhe më kërkuan që të telefonoj ambulancën. E pash një grua që ishte e shtrirë e mendova që është alivanosur. Telefonova emergjencën e më vonë e kuptova që ajo nuk ishte alivanosur por ishte therr me thikë”.
Një recepsionist në hotel afër vendit të ngjarjes tregoi gjithashtu për sulmin.
“E pash një grua të shtrirë dhe polici që e kontrollonte nëse ishte gjallë. Ajo ishte pandjenja. Menjëherë erdhën mysafirët e hotelit dhe treguan se policia ishte duke e ndjekur sulmuesit”.
Sulmi ndodhi në një nga zonat ku kishte ndodhur sulmi i 7 korrikut të vitit 2005 ku ishin vrarë 26 persona.