Lajmet e fundit

Shumë njerëz e kanë interpretuar këtë valëvitje të flamurit si një fenomen i parashikimeve se populli serb nuk duhet të heqë dorë nga festa për nder të Car Lazarit. Pak ditë më parë , në kodrën e Zveçanit është ngritur një flamur i madh i Serbisë, i cili pasi u vendos në shtizë, dhe pasi filloi të valëvitej nga reflektimi i rrezeve të diellit në flamurin serb trengjyrësh krijohet reflektimi i kryqit ortodoks.
Videoja u postua në YouTube , ku brenda një kohe shumë të shkurtër u bë temë diskutimi dhe parashikimesh .
Në komente përdoren edhe shprehjet: “Perëndia është me ne”.
Ka edhe nga ata që këtë fenomen e marrin si shenjë parashikimi:
“ Kryqi në flamur, është një përkujtesë e pasardhësve të Serbisë, që nuk duhet të heqin dorë nga Kosova e Shenjtë, kështu na paralajmëron Car Lazari, që të mos shikojmë mbretërinë tokësore por të bashkojmë dhe të përkulemi ndaj mbretërisë qiellore”.