Lajmet e fundit
Pasi pati qëndruar shtatë ditë, në nderim të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, flamuri shtetëror është larguar, për t'u rivendosur ai kombëtar

Flamuri kuqezi është rivendosur tek rrethi, pasi qe ndërruar për disa ditë nga ai i shtetëror, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ndërrimi i flamujve po bëhet me vendim të Kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili ka autorizuar ministrin e Administratës Publike për ta bërë një gjë të tillë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Shpejtim Nishori nga kjo ministri.
Flamuri shtetëror me atë kuq e zi u pat ndërruar më 13 shkurt me rastin e shënimit të dekadës së parë të shtetësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.