Lajmet e fundit

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala kosnderon se koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe AAK-së është i gabuar.
“Është e drejtë e VV dhe Shpend Ahmeti që të bëjë koalicion me subjekte të tjera mbi bazën e një marrëveshjeje. Dhe është e drejtë e cilitdo subjekt për t’u bërë pjesë e një marrëveshjeje të tillë koalicioni"
"Një gjë dihet se koalicioni që nuk përbën shumicën në një qeverisje, është koalicion për ndarjen e përgjegjësisë, jo për suksese, por për dështimet e asaj udhëheqjeje”, ka thënë Shala.
" Bazuar në këtë formulë, u duk shumë e zbehtë dhe jaserioze marrëveshja për “ndarjen e përgjegjësive” e VV dhe AAK, që nënkupton “koalicion” pa numra dhe i dështimit, po tani jo me 10, por me 14 anëtarë të Kuvendit. Një koncept i tillë për qeverisje është i gabuar!" ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.