Një zjarr ka përfshirë disa hapësira me mbetje pas korje-shirjeve në rajonin e Lipjanit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren për ta vënë situatën nën kontroll.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se si zjarri është jo shumë larg shtëpive në rrugën Lipjan-Rubovc.
Për KlanKosova.tv, zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur se zjarrfikësit po asistojnë ekipet në rajonin e Lipjanit dhe se aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit.
Janë djegur mbetjet e grunajave, kemi një ekip të zjarrfikësve që po asiston rajonin e Lipjanit, ekipet janë në vendin e ngjarjes, por nuk ka diçka që paraqet rrezik", deklaroi Shkodra për KlanKosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.