Lajmet e fundit

Pas shumë zërave që qarkullonin për Flaka Krelanin lidhur me ndërhyrjet që ajo ka kryer, këngëtarja më në fund është dorëzuar dhe e ka pranuar këtë fakt, transmeton Klan Kosova.
Ajo pranoi publikisht mbrëmjen e së premtes se ka bërë ndërhyrje në buzë. Krelani ishte një prej të ftuarve në studion e emisionit “Top Show Magazine”.
E pyetur nga opinionistja Albana Osmani nëse përveç buzës së sipërme ajo kishte bërë ndonjë ndërhyrje tjetër, këngëtarja u shpreh se ajo ishte ndërhyrja e vetme qe kishte bërë. /albeu.com/