Lajmet e fundit

Gjumi i cili zgjatë më shumë se nëntë orë sipas një studimi, është po aq i dëmshëm sikur konsumimi i duhanit dhe alkoolit.
Edhe pse në shumë studime thuhet se gjumi është ilaçi më i mirë, por jo edhe sipas këtij të fundit.
Njerëzit që nuk bëjnë kurrfarë aktiviteti dhe që flenë shumë janë katër herë më të rrezikuar për të vdekur të rinj.
Pra fjetja e tepërt, konsumimi i duhanit dhe alkoolit paraqesin rrezik të njëjtë.
Por që edhe në anën tjetër koha e shkurtër e gjumit është po aq e dëmshme, pra nëse fjetja është më e shkurtër se shtatë orë mund të jeni të rrezikuar njëjtë sikur nga alkooli dhe duhani, transmeton Klan Kosova.