Lajmet e fundit

Djemtë e aktores Audrey Hepburn janë përfshirë në një luftë gjyqësore për gjësendet e saj.
Audrey e ka lënë një dollap të kyçur plot me gjëra të paharrueshme. Në mesin e artikujve gjinden kapelat, shallet, bizhuteritë, postera, kostume, dorëza, fotografi, skripta dhe çmime.
Ylli i Breakfast at Tiffany i ka lënë trashëgimi dy djemve të saj nga 50 përqind të çdo artikulli. Por ajo nuk e ka përcaktuar se cili çfarë duhet të marrë, pasi ka menduar se ata do të merren vesh lehtë.
Problemi është se ata nuk po pajtohen dhe tani gjyqtarët duhet t’i ndajnë gjësendet e aktores ndërmjet dy vëllezërve.