Lajmet e fundit

Gjatë gëzimit për mospranimin e Kosovës në Interpol, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçic, e përfoli edhe kancelarin austriak Sebastian Kurtz.
Ai ironizoi me mbiemrin e tij, pasi në gjuhën serbe ka kuptim të turpshëm për organin gjenital mashkullor, njofton Klan Kosova.
Në Prishtinë po shihet si banal, lakimi i emrit të Kurtz dhe ofendimi që me të iu bë shqiptarëve të Kosovës.
Për këtë gjë foli edhe një njohës i politikave rajonale.
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Enis Reçica.