Lajmet e fundit

Me të arritur në sheshin “Skënderbeu”, tre liderët opozitarë, Visar Ymeri, Rasmush Haradinaj e Fatmir Limaj u ngjitën një nga një në foltore, për t'i dhënë arsyet pse thirrën tubim këtë të shtunë, njofton Klan Kosova.
Në binën kryesorë mbajtën fjalime edhe deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, kolegia e saj nga Nisma Shukrije Bytyqi, si dhe nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollcaku.
Por fjalët e tyre pak u dëgjuan pasi që turma nisi të shpërndahet derisa ata që mbetën pranë Qeverisë, dogjën një hyrje të saj dhe kështu i hapën rrugë përleshjeve midis protestuesve e policisë.
Kronikë nga Besnik Tahiri.