Prezantimi u nis me golat dhe asistimet më të mira që ka bërë turku.
Gjatë kësaj kohe, nëna e futbollistit Arda Guler u emocionua duke shpërthyer në lot.
Pasi fshiu lotët e nënës dhe i dha një puthje, 18 vjeçari doli para, tek presidenti Perez për tu prezantuar si futbollisti më i ri i klubit të Real Madridit.
“Jam gati, i përgatitur, kam ardhur për të punuar fort dhe për të dhënë gjithçka këtu. Nuk dua të huazohem, dua të qëndroj në Real Madrid”, tha Guler.
Ai u pyet edhe për ofertën e Barcelonës.
“Kishte shumë klube që më bënë ofertë, por në momentin që Real Madridi e bëri këtë, atëherë gjithçka tjetër e humbi vlerën.”
20 milionë euro i kushto Real Madridit 18 vjeçari që u transferua nga Fenerbahce.
Ai luan në pozitën e mesfushorit sulmues, por mund të luaj edhe si qendror, madje edhe si sulmues i djathtë.
Kontratën me mbretërit e ka nënshkruar deri në vitin 2029.
Sezonin që shkoj në gjitha garat me klubin turk pati 6 gola e po aq asistime.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.