Lajmet e fundit

Me 71 vota pro, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit është zgjedhur president i ri i Kosovës.
Ai ka mbajtur një fjalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës me rastin e zgjedhjes së tij në postin e të parit të vendit.
“Dua t’i falënderoj Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe, Gjashtë plusin dhe deputetët e pavarur. Ju siguroj se do punoj gjithmonë në shërbim të vendit në funksion të vendit.”
“Do punojë ngushtë për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.”
“Dëshiroj t’i falënderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës për besimin e dhënë për këto vite. Do jeni të sigurt se do punojë edhe më shumë për forcimin edhe më të madh të dialogut si rrugë e vetme. Në këtë moment madhështor dëshiroj të përkujtoj heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jasharin si dhe presidentin historik Ibrahim Rugova,” ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.