Lajmet e fundit
"Jam fort i lumtur që i jam bashkuar PSG-së. Prejse kam arritur në Europë, ky klub ka qenë shumë konkurrues dhe me ambicie"

Sulmuesi brazilian, Neymar është zyrtarizuar tek gjiganti francez Paris Saint-Germain të enjten mbrëma.
Kështu ka marrë fund saga e të ardhmes së tij, që ka nisur kohë më parë dhe ka marrë vëmendjen e krejt botës së futbollit.
Neymar pas këtij kalimi është bërë futbollisti më i paguar në histori, ndërsa pas zyrtarizimit ka thënë se PSG i ka lënë përshypje qysh kur erdhi në Europë.
"Jam fort i lumtur që i jam bashkuar PSG-së. Prejse kam arritur në Europë, ky klub ka qenë shumë konkurrues dhe me ambicie".
"Dhe arsyeja më e madhe që kam pranuar të jem këtu, është që të ndihmoj klubin për të fituar trofetë që dëshirojnë tifozët”.