Lajmet e fundit

Reperi shqiptar Kastriot Rexha, që ndryshe njihet si Majk i grupit TDS, ka postuar një shkrim në rrjetin e tij Instagram.
Këngëtari ka shkruajtur rreth këngës së fundit të Lumit të grupit Kaos të titulluar "Hi Lumi".
Kënga është bërë hit, dhe pjesa më e pëlqyer e publikut ishte "I like pite, i like fli", ku këngëtari ka futur në këngë Rita Orën.
Majk në Instagram ka shkruajtur pikërisht për këtë pjesë : "Shyqyr që dul Rita tha i like pite i like fli, e jau heki kompleksin shqiptarve me kallxu që jau kona flijat e pitet, tash pi qesin fotot nëper rrjete sociale, bile do do femna ja kanë nis edhe mu msu me qit vet...Shyqyr, se qitshin foto veq ushqime të detit, sallata, llazanje e ksi gjana..."
Kënga "Hi Lumi", ka arritur mbi 2 milionë klikime në youtube, dhe është duke u pëlqyer nga publiku.