Fjalët përfundimtare për sulmin terrorist në Banjskë, janë dhënë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ka kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Abazi në fjalën e tij përfundimtare 21 faqëshe përpos që e ka lexuar dokumentin, ka shfaqur edhe pamje nga momenti i sulmit të 23 shtatorit 2023. Ai deklaroi se është faktuar se të akuzuarit në fjalë e dinin se atje do të zhvillohej sulmi terrorist dhe se ata kishin marrë pjesë në funksione të ndryshme atë ditë.
Sipas prokurorit, qëllimi i sulmit ishte aneksimi i veriut.
Ai u shpreh se planet për Banjskën datojnë qysh nga 13 tetori 2021, kur në Rashkë u zhvillua një takim ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeterroristi serb Millan Radoiçiq.
Nga afër seancën gjyqësore e ka përcjellur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila ka sjellë një përmbledhje nga ajo që ndodhi brenda sallës së gjyqit.
https://www.youtube.com/watch?v=mRA-jxFFRPs
https://klankosova.tv/rasti-i-banjskes-prokurori-abazi-nuk-ishte-i-izoluar-kishte-qellim-terrorist/
https://klankosova.tv/seanca-per-banjsken-avokati-i-familjes-bunjaku-ska-denim-tjeter-pervec-burgimit-te-perjetshem/
https://klankosova.tv/pamje-te-papublikuara-momenti-kur-terroristi-serb-tenton-te-ike-ne-banjske-dhe-kapet-nga-policia-e-kosoves-video/
https://klankosova.tv/pamje-dramatike-nga-sulmi-terrorist-ne-banjske-shfaqen-te-shtenat-kunder-policise/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.