Lajmet e fundit

Shprehitë e këqija si lënia e punëve deri në momentin e fundit, ngrënia e thonjve, pirja e duhanit apo koha e tepërt e kaluar në Netflix mund të “hiqen” me një fjalë të vetme, sipas një eksperteje.
Mjafton që të thoni “mos”, dhe aty fshihet suksesi juaj në largimin e këtyre zakoneve që ju karakterizojnë gjatë ditës.
Psikologia, Amantha Imber, tha për Today që është aq vështirë për t’i hequr shprehitë sepse janë të lidhura me një sjellje të parazgjedhur, dhe kur vepron kundër kësaj mënyre, do të thotë që truri duhet të punojë shumë.
“Nëse themi, ‘mos ha sheqer’, në vend të, ‘nuk mund të ha sheqer’, ne e përbrendësojmë këtë dhe kështu është se si vërtetë veprojmë”, ka thënë ajo.
Psikologia ka pohuar po ashtu që hulumtimi ka treguar që njerëzit që thojnë “mos” dhe s'thonë “s’mundem”, janë 50% më të prirur që t’i rrijnë pas këtij ndryshimi në sjellje, dhe është efikase pasi që e lejon zgjedhjen para restrikcionit.