Lajmet e fundit

Partia Fjala ka kundërshtuar emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës.
Përmes një kumtese për media, ky subjekt politik ka kërkuar nga ekzekutivi i vendit që ta ndërpres emërimin e tyre " për faktin se përgjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të pasluftës është dëshmuar se asnjë Zv.ministër nuk ka luajtur rol produktiv në qeveritë e ndryshme".
Sipas tyre, këto emërime po bëhen më shumë për të plotësuar apetitet individuale dhe partiake se sa që është në dobi të qytetarëve të Kosovës.
"Në anën tjetër, dëmtimi dhe varfërimi i madh që i bëhet buxhetit të Republikës së Kosovës me emërimin e Zv. Ministrave është argument që emërimi i tyre është i papranueshëm për ne".
"Qeveria duhet t`i ofroj qytetarëve të Kosovës punësim meritor dhe përspektivë më të mirë, e jo t`i ofroj partnerëve të koalicionit akomodim dhe përfitime individuale e partiake" thuhet në njoftimin e Fjalës.