Lajmet e fundit

Nga të gjithë kreditorët të cilëve iu detyrohet Greqia, Gjermanisë i ka borxh më së shumti – rreth 69 bilionë euro.
Kështu që, mendimi i Gjermanisë në këtë çështje ka shumë rëndësi. Kur Greqia ta paraqesë planin e saj në tavolinën e negocimit, Gjermania fillimisht do ta japë aprovimin e saj nëse do të negociojë e më vonë do të vendosë për aprovimin e ndonjë marrëveshjeve.
Një “jo” nga Gjermania, do ta përmbystë planin e tretë për Greqinë.
Politikanët gjermanë nuk shprehen të kënaqur rreth këtij procesi. Deri më tani ata kanë votuar për dy marrëveshje, dhe herën e dytë shumë prej tyre e aprovuan planin për Greqinë, por kësaj radhe ata janë të lodhur, shkruajnë mediat gjermane, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Njëri nga anëtarët e partisë Kristian Demokrate të Angela Merkel, Wolfang Bosbach, ka thënë se nuk do të votojë një plan të tretë për Greqinë.
Bosbach ka thënë se kishte votuar herën e parë, duke shpresuar se Greqia do të reformohet.
Ai ka thënë se situata vetëm është përkeqësuar dhe taksat e shtetasve gjermanë po rriten.